Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tentuan të korruptonin policët që të shmangnin testin e alkoolit, e pësojnë shoferët në Durrës
Policia e Durrësit ka nisur ka arrestuar një shofer dhe ka proceduar penalisht një tjetër për shkak se kanë tentuar të korruptojnë efektivët me qëllim “faljen” e shkeljes së kryer në Kodin Rrugor. Uniformat blu bëjnë me dije se 36-vjeçari, tashmë nën hetim, ka tentuar të korruptojë duke i ofruar 20 mijë lekë të vjetra punonjësve të policisë. Gjithashtu është “goditur” një tjetër rast korrupsioni në Kavajë, ku i riu me iniciale A.Ç, u arrestua pasi i ofroi 50 euro efektivit që të mos kryente testin e alkoolit. “Shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit, në kuadër të monitorimeve intensive për identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, kanë goditur 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e ndëshkimit penal...