Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Princi Harry në Ukrainë: I lumtur për atë që jam dhe jetën që bëj, ndërgjegjja ime është e pastër
Princi Harry bëri një udhëtim të papritur në Ukrainë javën e kaluar për të mbështetur punën e Fondacionit Invictus Games dhe për të takuar veteranë me amputime dhe lëndime serioze të shkaktuara nga lufta me Rusinë. Së bashku me ekipin e tij, ai vizitoi Muzeun e Historisë së Luftës së Dytë Botërore në Kiev, ku u takua me ministra, staf mjekësor dhe ushtarë të plagosur. “Rehabilitimi dhe rikuperimi përmes sportit nuk ekzistonin para Invictus,” tha Ruslan Prikhodko, ministër i shtetit për çështjet e veteranëve, për gazetën The Guardian. Harry u prit ngrohtësisht nga qytetarët ukrainas. Prindër, veteranë dhe banorë të thjeshtë ishin mbledhur për ta përshëndetur. “Prania e tij është simbol i fitores dhe forcës,” tha Olga Rudneva, drejtuese e qendrës së rehabilitimit Superhumans në...