VIDEO / Theu xhamin e marketit dhe vodhi paratë, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

VIDEO / Theu xhamin e marketit dhe vodhi paratë, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Një i ri në kryeqytet, është arrestuar pasi ka kryer vjedhje në një market. Në pranga ra shtetasi E.P., 32 vjeç, i cili sipas njoftimit të policisë, ka hyrë në market duke thyer xhamin orët e para të mëngjesit, për të marrë paratë që ndodheshin tek arka. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Dibrës. Nga kamerat e sigurisë së marketit, është identifikuar autori, i cili dhe u arrestua më pas nga uniformat blu. Në banesën e 32-vjeçarit, u gjetën paratë e vjedhura, veshjet e përdorura prej tij, si dhe sendi i fortë me të cilin theu xhamin. I riu ka precedent të mëparshëm penal, po për vjedhje. “Në orët e para të mëngjesit, vodhi me thyerje, një shumë parash në një market në Rrugën e...