PS mbledh sot grupin parlamentar, i pranishëm edhe Edi Rama. Në fokus ndryshimet në rregulloren e Kuvendit

PS mbledh sot grupin parlamentar, i pranishëm edhe Edi Rama. Në fokus ndryshimet në rregulloren e Kuvendit

Partia Socialiste do të mbledhë grupin parlamentar sot në orën 10:00. Gazetarja e Top Channel Elda Menga mëson se i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama. Fokusi i mbledhjes pritet të jetë ndryshimi i rregullores së Parlamentit për riorganizimin e komisionet parlamentare. Pjesë e diskutimeve pritet të jenë edhe seancat plenare të njëpasnjëshme që parashikohen ketë javë. Porosia e Edi Ramës, e shprehur Asamble për të reformuar Kuvendin, pritet të vihet në zbatim këtë të hënë pasi kryeparlamentari Niko Peleshi pret në orën 11:00 kryesinë e Kuvendit krerët e grupeve parlamentare. Top Channel