Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Gjendet pa shenja jete një person në Shkodër
Kronikë E Hënë, 15 Shtator 2025 09:36 Policia e Shkodrës, njofton se një 43-vjeçar i pastrehë, është gjetur pa shenja jete në oborrin e një magazine ditën e djeshme, në rrugën “Dasho Shkreli”. Burri dyshohet se ka pësuar atak kardiak. “Ditën e djeshme, në rrugën “Dasho Shkreli”, në Shkodër, në oborrin e një magazine është gjetur pa shenja jete, shtetasi K. Sh., 43-vjeç (i pastrehë), i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak”,- njofton policia.