Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Paulin Zefi: Muzeu Arkeologjik pritet të përfundojë në dhjetor, ekspozim i objekteve të zbuluara në rajonin e Lezhës
Nga Julia Vrapi Muzeu Arkeologjik Mesjetar i Lezhës do të sjellë ekspozimin e një pjese të fondit të pasur të objekteve arkeologjike të zbuluara në rajonin e Lezhës. Puna për këtë muze po vijon në Lezhë, ndërsa ato realizohen në një kuadër të një projekti që ka edhe mbështetjen financiare të Bashkimit Europian. Puna në Muzeun Arkeologjik Mesjetar në Lezhë, që ka në fokus të tij objekte të trashëgimisë kulturore po vijon me ritme te shpejta. Muzeu Arkeologjik Mesjetar në Lezhë po ndërtohet në zonën e “Qafës së Kalasë” dhe pranë “Nekropolit Mesjetar”, një projekt që u bë me dije dhe më parë dhe punimet pritet që të përfundojnë në muajin e fundit të këtij viti. Paulin Zefi përgjegjës i trashëgimisë kulturore në Bashkinë Lezhë...