Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Nis sot mbrojtja e ish-krerëvve të UÇK-së, kush është zyrtari i lartë amerikan që do të dëshmojë
Hashim Thaçi dhe James Rubin. Qershor, 1999 HAGË- Do të nisë sot në Gjykatën Speciale në Hagë, mbrojtja e katër ish-drejtuesve të UÇK-së - Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët tashmë prej disa vitesh mbahen në qeli. Ky proces i parapriu dje një proteste në Hagë, ku mijëra shqiptarë nga troje të ndryshme kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së. Sot, i pari që do të dalë në bankën e dëshmitarëve është James Rubin, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit, i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit për të dhënë versionin e tij mbi ngjarjet kyçe të luftës në Kosovë. Javën e kaluar ai tha se ka shumë për të treguar mbi atë periudhë, ndërsa në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 11...