Funerali për Charlie Kirk në stadiumin e Super Bowl: Do të kthehet në miting për MAGA-n

Funerali për Charlie Kirk në stadiumin e Super Bowl: Do të kthehet në miting për MAGA-n

Mijëra persona pritet të mbushin këtë të diel State Farm Stadium në Glendale të Arizonës, jo për një ndeshje futbolli, por për t’i dhënë lamtumirën aktivistit konservator Charlie Kirk, i vrarë në një atentat në Utah. Ceremonia, e parashikuar për 21 shtator, do të kombinojë elementë civilë, fetarë dhe politikë, duke u shndërruar në një ngjarje madhore për lëvizjen MAGA. Organizatorët e quajnë “Super Bowl-in e Amerikës konservatore”, një funeral i shndërruar në miting kombëtar. Kirk, 31 vjeç, bashkëthemelues i organizatës Turning Point USA, ishte një figurë shumë e ndjekur mes të rinjve konservatorë dhe një zë i fuqishëm në rrjetet sociale. Ai u qëllua për vdekje me një plumb në qafë në një kampus universitar, pak pasi kishte folur mbi dhunën me armë dhe...