VIDEO/ Zjarr i madh në Shkodër, digjet një banesë në lagjen ‘Dudas’

VIDEO/ Zjarr i madh në Shkodër, digjet një banesë në lagjen ‘Dudas’

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë këtë mbrëmje lagjen “Dudas” në qytetin e Shkodrës, duke shkrumbuar tërësisht një banesë. Flakët kanë shkaktuar panik tek banorët e zonës, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në terren. Tre mjete zjarrfikëse punuanpër shuarjen e flakëve, ndërsa policia ka rrethuar zonën për të garantuar sigurinë e banorëve. Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërkohë që autoritetet pritet të zbardhin rrethanat e ngjarjes në orët në vijim. Njoftimi i policisë: Një zjarr i madh ka përfshirë lagjen "Dudas" në qytetin e Shkodrës, duke shkrumbuar 1 banesë. 3 mjete zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa policia ka rrethuar zonën. Deri...