Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pesë shfaqje të Teatrit të Kukullave në bashkëpunim me Teatrin e Diasporës për fëmijët e diasporës në Amerikë
Pesë shfaqje të Teatrit Kombëtar të Kukullave në bashkëpunim me Teatrin e Diasporës u realizuan për fëmijët e diasporës në Amerikë. Këto shfaqje që u dhanë këtë kohë për fëmijët e diasporës në Amerikë përkonin me një moment historik për komunitetin shqiptar, përfshirjen e gjuhës shqipe në komunikimet zyrtare të shkollave publike të Nju Jorkut. Sipas teatrit këto shfaqje ishin dhe një dhuratë e çmuar për gjeneratat e reja që rriten larg atdheut. “Por që ndihen më pranë rrënjëve përmes artit dhe gjuhës shqipe”, thuhet nga teatri. Për këto shfaqje teatri shprehet dhe për punën e artisteve Klaudia Hila, Esmeralda Kame dhe Ermonela Alikaj, të cilat përfaqësuan me pasion teatrin shqiptar në skenat e Amerikës. Në prani të figurave të njohura të komunitetit dhe medias,...