Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Makina me targa rumune përfshihet nga flakët në Ksamil
Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin turistik të Ksamilit, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet e qytetit, ku makina ishte e parkuar prej disa orësh. Sipas informacioneve të para, automjeti mbante targa rumune dhe ndodhej në një rrugicë të banuar. Flakët janë vënë re nga banorët e zonës, të cilët kanë lajmëruar menjëherë shërbimin zjarrfikës. Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit, për të shmangur përhapjen e tij në banesat përreth apo në mjete të tjera. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale në mjet janë të konsiderueshme. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit dhe as identiteti i pronarit të...