Çfarë është paraliza e gjumit? Fakte rreth këtij fenomeni të çuditshëm

Çfarë është paraliza e gjumit? Fakte rreth këtij fenomeni të çuditshëm

Sapo ishte zgjuar, 19-vjeçari mund të shihte ambientin përreth, por nuk mund të lëvizte apo të fliste dhe nuk e dinte pse. Ai kujton: “O Zot, çfarë bëj tani?” – tha Jalal, tani 39 vjeç, për momentin e vitit 2005. “U përpoqa të thërrisja nënën dhe babanë tim, por asnjë fjalë nuk dilte nga fyti. Kisha ndjesinë ogurzezë të një përbindëshi, që më ngrinte këmbët lart e poshtë.” Ky lloj halucinacioni është tipik për shumë njerëz që vuajnë nga paraliza e gjumit. Kjo ndodh gjatë kalimeve në ose jashtë fazës REM të gjumit (lëvizjet e shpejta të syve), diçka e ngjashme me një trafik të bllokuar në një kryqëzim të ngarkuar: truri është zgjuar dhe vigjilent, ndërsa trupi mbetet ende i fjetur e i paralizuar,...