Burimi: 
								Argjiroja.net
								
							
                                    Foto © Argjiroja.net                                
                            Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt, niset me urgjencë nga Voskopoja drejt Tiranës
                            Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, pasi u nis me urgjencë drejt Tiranës, është shtruar në një nga spitalet private të kryeqytetit. Shukrov shfaqi probleme kardiake në fshatin turistik të Voskopojës, aty ku së bashku me bashkëshorten kishte shkuar për të kaluar fundjavën. Burime të A2CNN bëjnë me dije se ambasadori ukrainas ka kryer koronarografinë për të parë gjendjen e zemrës dhe, sipas mjekëve, gjendja e tij është stabël.