Dasma luksoze e djalit të Jozefina Topallit në Romë, Flamur Noka dhe Argita Berisha në mesin e të ftuarve (VIDEO)

Dasma luksoze e djalit të Jozefina Topallit në Romë, Flamur Noka dhe Argita Berisha në mesin e të ftuarve (VIDEO)

Jozefina Topalli ka martuar djalin në një ceremoni luksoze zhvilluar në Vila Miani, një kështjellë nga ku shihet gjithë Roma dhe ku çmimi vetëm i një dasme shkon në rreth 100 mijë euro. Në pamjet e rezervuara që kanë dalë nga dasma bie në sy prania e Argita Berishës dhe Flamur Nokës. Ndërsa më e shkujdesur në prezencën e saj Floriana Garo, me një fustan të gjelbër ka bërë tag dhe vilën ku zhvillohet dasma. Edhe pse duket sikur dasma ka qene private fakti që janë ftuar personazhe të show bizz tregon se organizatorët e dasmës kanë qenë të interesuar për bërjen e saj publike. Bie në sy prania e këngëtares Manjola Nallbani dhe Orgesa Zaimi, balerinës Enada Hoxha, gazetarit të kronikës rozë Eraldo Rexho...