Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shtëpitë për turistët dhe jo për vendasit, rritet çmimi i qirave në Gjirokastër
Në Gjirokastër, çmimet e qirave të banesave janë rritur ndjeshëm, duke u bërë të papërballueshme për qytetarët. Sipas agjensive imobiliare në qytetin e gurtë, kjo dukuri vjen si shkak i kërkesës në rritje për marrjen e një shtëpie me qira. Tashmë, çmimet janë rritur me rreth 20%, duke e bërë të vështirë për qytetarët gjetjen e një banese me qira. “Çmimet tani që kemi prurje janë çuar shumë, ku do të theksoja që një apartament me sipërfaqe rreth 60 metra katror kap një vlerë 300-350 euro, ndërsa apartamentet me sipërfaqe 80-100 metër katror kapin vlerën nga 400-600 euro. Këto janë vlera të papërballueshme, pavarësisht se apartamentet janë në gjendje shumë të mirë, rreth qendrës problematikë ngelet pjesa e çmimit,” thotë Valbona Bani, agjente imobiliare. Gjithmonë...