Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Opozita serbe: Vuçiç blen turmat me para të zeza: 50 euro për çdo militant që del në protestë, ekzistojnë incizime…
Kryetari i Partisë së Lirisë dhe të Drejtësisë (SSP), Dragan Đilas, deklaroi sot se mbështetësit e Partisë Progresive Serbe (SNS) po paguhen me nga 50 euro për të marrë pjesë në protestat kundër bllokadave, duke theksuar se ekzistojnë edhe video që e provojnë këtë praktikë. “Paratë iu shpërndanë dje mitingashëve lojalistë të Vuçiçit në Voždovac dhe në Novi Sad, për çka ka edhe incizime. Dihet se kjo ka ndodhur edhe në qytete të tjera dhe se kështu funksionojnë të gjitha tubimet e Vuçiçit prej vitesh,” u shpreh Đilas në një njoftim të SSP-së. Sipas tij, një pjesë e vogël e njerëzve shkuan në miting pa shpërblim, vetëm për të parë presidentin, si kryeministri Đura Macuta apo dhjetëra pjesëtarë të njësisë elitare “Kobrat”. Megjithatë, ai theksoi...