Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Punime pa leje dhe bllokim i tubave kullues të ujërave, dy persona nën hetim në Gjirokastër
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Sh. A., 77 vjeç dhe L. Sh., 61 vjeçe, të dy banues në Gjirokastër, pasi shtetasi Sh. A., u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse, ndërsa shtetasja L. Sh., me vetëgjyqësi, ka bllokuar tubat kullues të ujrave të banesës së shtetasit Sh. A.. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.