Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
25 vatra zjarri në 24-orë, Mbrojtja: Rrufeja shkakton zjarr në një sipërfaqe pyjore në Finiq
Me rritjen e temperaturave, rikthehet alarmi për zjarret në vend. Ministria e Mbrojtjes në një raport të sajin, thotë se ka evidentuar 25 vatra zjarri, ndër të cilat një mbetet aktive në Finiq, fshati Dhivër. Sipas buletinit të situatës në 24-orët e fundit, mësohet se shkaku i zjarrit në sipërfaqe pyjore në lartësi, ka ardhur si pasojë e një shkarkese nga rrufeja, dhe po mbahet nën kontroll nga MZSH lokale. Zjarre të shuar: Në fshatin Gryksh i Madh, bashkia Elbasan, ku në terren u angazhuan 5 mjete zjarrfikëse dhe rreth 70 forca nga të gjitha strukturat operacionale. * Në fshatin Dhorës, njësia administrative Qendër Skrapar. * Në fshatin Gurë-Lurë, Parkun Kombëtar Lurë, ku në terren u angazhuan rreth 60 forca. * Në fshatin Daullas, bashkia...