Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Policia pengon shqiptarët t’i afrohen Gjykatës Speciale, ngre helikopterë mbi Hagë
                            Qytetarët që protestuan pranë gjykatës së Hagës në mbrojtje të udhëheqësve të UÇK-së, iu drejtuan godinës për të vendosur aty pankartat me mesazhe për lirimin e ish luftëtarëve. Por, policia holandeze bllokoi shqiptarët, duke moslejuar afrimin e tyre në institucionin e drejtësisë. Ndërkohë, sikurse duket në pamjet që sjell gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, policia ka ngritur edhe helikopter duke forcuar kontrollin dhe sigurinë në qytet. Në Gjykatën Speciale, rasti kryesor po zhvillohet kundër ish-krerëve të UÇK-së, përkatësisht ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Kosovës, Rexhep Selimi. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat i kanë hedhur poshtë të katërtit. Protesta në Hagë u mbajt një ditë para se mbrojtja e ish-krerëve të...