Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Policia holandeze largon protestuesit shqiptarë para Gjykatës Speciale në Hagë
Forcat e sigurisë holandeze kanë marrë nën kontroll situatën para ndërtesës së paraburgimit në Hagë, ku po mbahen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas rigrupimit të protestuesve pranë objektit, autoritetet ndërhynë duke i larguar ata që ishin vendosur para ndërtesës. Më pas, policia bllokoi rrugët që çojnë drejt paraburgimit, derisa protestuesit e fundit u larguan në mënyrë paqësore. Në Hagë u mbajt sot një protestë madhështore e organizuar nga mërgata shqiptare dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët tash e pesë vjet po mbahen në paraburgim në Gjykatën Speciale. Tubimi filloi në parkun pranë muzeut Madurodam, jo larg godinës së Gjykatës Speciale, me intonimin e himnit kombëtar shqiptar dhe atij shtetëror të Kosovës. Hapësira u mbush...