930 mijë euro të ardhura të fshehura, Administrata Tatimore kontroll restorantit në Berat

930 mijë euro të ardhura të fshehura, Administrata Tatimore kontroll restorantit në Berat

Administrata Tatimore vijon kontrollet në kuadër të Planit të Turizmit, me qëllim sigurimin e një tregu të rregullt, të formalizuar dhe konkurrencë të ndershme. Gjatë verifikimeve të kryera në qytetin e Beratit, u evidentua një restorant i paregjistruar me përgjegjësinë tatimore për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). “Taskforca në terren, pas kontrollit të kryer, konstatoi një sërë shkeljesh si: mall pa faturë, moslëshim fature, moslëshim autofature dhe administrim i blloqeve jotatimore”, bëri të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT). Nga kontrolli, subjektit iu sekuestrua edhe pajisja kompjuterike, përmes së cilës u dokumentua fshehja e të ardhurave. “Tatimpaguesi nuk kishte deklaruar në sistemin tatimor shumën prej 930 mijë euro të ardhura, të përfituara nga aktiviteti për periudhën 2019–2025, si dhe një sërë shkeljesh të...