Irani miraton inspektime të reja bërthamore nga OKB-ja

Irani miraton inspektime të reja bërthamore nga OKB-ja

Bota E Diel, 14 Shtator 2025 16:07Një person kalon pranë një bilbordi ku shfaqen fotografitë e shkencëtarëve bërthamorë iranianë të vrarë gjatë sulmeve izraelite. Teheran, 29 gusht 2025. Këshilli Suprem për Siguri Kombëtare i Iranit ka miratuar një marrëveshje me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) për të rinisur inspektimet, sipas një deklarate të këtij këshilli të publikuar nga mediat iraniane më 14 shtator. Marrëveshja e arritur në Kajro më herët gjatë javës mes Iranit dhe kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara është shqyrtuar dhe pranuar, tha Këshilli për Siguri përmes një njoftimi. Këshilli përsëriti qëndrimin e Qeverisë për ta zhbërë marrëveshjen nëse ka “veprime armiqësore” kundër Iranit apo ndërtesave të tij bërthamore. Ai tha se do të jetë i përfshirë në miratimin e çdo...