Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Rama për protestën në Hagë: Me zemër e mendje jam edhe unë atje
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën që po zhvillohet sot në Hagë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se është me zemër dhe mendje pranë protestuesve, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje për çlirimtarët. “LIRIA KA EMËR. Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot, Komandant. LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!”, shkruan Rama. Protesta e sotme është organizuar nga qytetarë, veteranë të UÇK-së dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kërkojnë drejtësi dhe lirimin e ish-drejtuesve të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë.