Të djathtët protestojnë në Londër, thirrje kundër emigracionit dhe muslimanëve, përleshje edhe me policinë

Të djathtët protestojnë në Londër, thirrje kundër emigracionit dhe muslimanëve, përleshje edhe me policinë

Më shumë se 110 mijë protestues mbështetës të së djathtës ekstreme u mblodhën në qendër të kryeqytetit britanik, Londër, në protestën më të madhe nacionaliste në dekada. Tubimi u organizua nga aktivisti Tommy Robinson i të djathës ekstreme i njohur për qëndrimet e tij kundër islamit. Njerëzit  u mblodhën në Londër nga e gjithë Britania e Madhe me qëllimin për të protestuar për lirinë e fjalës, por gjatë tubilimit u dëgjuan thirrje raciste dhe antimuslimane. Pjesëmarrja në demonstratë i tejkaloi disa herë vlerësimet e policisë duke rezultuar në përleshje të tensionuara dhe në disa raste edhe të dhunshme mes protestuesve dhe efektivëve. Policia Metropolitane tha se të paktën 25 persona u arrestuan dhe 26 oficerë u plagosën, përfshirë katër të cilët u plagosën rëndë. Protestës...