Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksident në Lezhë/ Makina përfundon në anë të rrugës, bllokohen brenda dy gra, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse
Një aksident automobilistik është shënuar pak minuta më parë në Lezhë, ku drejtuesja e një automjeti tip Benz ka humbur kontrollin, duke përfunduar në një kanal anës rrugës. Ngjarja u regjistrua në aksin që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë–Shkodër. Si pasojë e rrotullimit, mjeti pësoi dëmtime të shumta, ndërsa dy gra që udhëtonin në të mbetën të bllokuara për disa minuta. Në vendngjarje mbërritën dy autoambulanca dhe forca zjarrfikëse, të cilat me ndërhyrjen e tyre të shpejtë dhe profesionale bënë të mundur nxjerrjen e shtetaseve nga automjeti i rënë në kanal. Sipas burimeve, të dyja gratë u dërguan menjëherë për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Top Channel