Kongresmenët kërkuan seancë dëgjimore për hetimet e FBI për vrasjen e Kirk, Trump mbron Patel

Kongresmenët kërkuan seancë dëgjimore për hetimet e FBI për vrasjen e Kirk, Trump mbron Patel

Presidenti Donald Trump i ka dalë në mbrojtje drejtorit të FBI-së, Kash Patel, në një intervistë me Fox News të shtunën, në përgjigje të kritikave mbi hetimin për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk. “Jam shumë krenar për FBI-në”, tha presidenti intervistën e shkurtër. “Kash - dhe të gjithë të tjerët - kanë bërë një punë të shkëlqyer.” Guvernatori republikan Spencer Cox njoftoi të premten se forcat e rendit kishin arrestuar 22-vjeçarin Tyler Robinson, të cilin një gjyqtar urdhëroi ta mbante në paraburgim pa lirim me kusht. Pritet që javën tjetër të ngrihen akuza kundër tij. Komentet e Trump vijnë në një kohë kur Patel është përballur me kritika nga zyrtarë të mëparshëm dhe aktualë në byro – si dhe disa aleatë të shquar të MAGA-s në internet - për...