Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
‘Hashim, ti ku je…’-Protestë para Gjykatës Speciale në Hagë, Rama: Me zemër jam atje
PAMJE NGA PROTESTA HAGË-Shqiptarë nga Kosova dhe diaspora janë mbledhur sot para selisë së Gjykatës Speciale në Hagë, në një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët mbahen në paraburgim. Me këngë patriotike, rroba me motive ushtarake dhe me thirrje për drejtësi ata janë mbledhur para godinës së Gjykatës. Ndërkohë edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e sotme në Hagë, ku qytetarë e veteranë të luftës do të mbajnë si simbol të mbështetjes të ish-krerëve të UÇK. “Liria ka emër! Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot Komandant! Liri për çlirimtarët”, shkruan Rama në rrjetet sociale. Protesta zhvillohet një ditë para se të nisë paraqitja e provave nga mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të...