Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, pranga tre shqiptarëve në Selanik (EMRAT)

Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, pranga tre shqiptarëve në Selanik (EMRAT)

FOTO ILUSTRUESE GREQI-Një tjetër grup kriminal shqiptar është goditur në Greqi. Mediat fqinje raportojnë se tre shqiptarët janë autorë të një atentati me armë zjarri dhe akuzohen gjithashtu për trafik droge në linjën Shqipëri-Greqi. Konkretisht në pramga janë vendosur tre korçarë, Gentian Çipi, 39 vjeç, me precedentë penale në Shqipëri, Enea Basholli, 30 vjeç, dhe Kleo Topa, 23 vjeç. Gentian Çipi, në shoqërinë e Bashollit dhe Topës dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri një 25-vjeçar grek. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 3 shtatorit në zonën Pilaias të Selanikut, ku viktima mbeti rëndë i plagosur, duke marrë plagë në gjoks dhe në dorë. Në vendin e ngjarjes policia gjeti tre gëzhoja. Pas atentatit, tre të dyshuarit u larguan me një automjet në pronësi të Enea Bashollit. Gjatë ndjekjes,...