Autorë të 9 vjedhjeve, arrestohen 3 ‘skifterët’ në Tiranë, mes tyre 2 të mitur

Autorë të 9 vjedhjeve, arrestohen 3 ‘skifterët’ në Tiranë, mes tyre 2 të mitur

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pas vjedhjeve të kryera në zona të ndryshme të kryeqytetit. Të rinjtë janë identifikuar një 26 vjeçar me inicialet E. R, dhe dy të mitur 14 dhe 15-vjeç. Policia informon se 26-vjeçari dyshohet si autori i 5 vjedhjeve në subjekte të ndryshme, të portofolave, aparateve celularë dhe shumave të parave. Ndërkohë dy të miturit dyshohen si autorë të 4 vjedhjeve, mes tyre 1 motomjet në Astir, 2 dyqane ku kanë marrë sende të ndryshme dhe shuma parash, si dhe një send brenda një automjeti. Vjedhjet janë kryer gjatë periudhës gusht-shtator. Operacionet për kapjen e tyre u kodua ‘Recidivisti’ dhe ‘Duo’. Njoftimi i policisë: Në kuadër të operacionit policor të koduar “Recidivisti”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë...