Ambasadori i Ukrainës pëson infrakt në Voskopjë

Ambasadori i Ukrainës pëson infrakt në Voskopjë

Volodymyr Shukrov KORÇË-Ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shukrov është nisur me urgjencë drejt spitalit të Tiranës. Shukrov raportohet të ketë pësuar infrakt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë. Mësohet se ambasadori Shukrov, ishte duke vrapuar kur nuk u ndje mirë. Ai ndodhej për një pushim fundjave në Voskopojë, së bashku me bashkëshorten e tij. Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë stabël pasi u dërgua paraprakisht në Spitalin e Korçës./ZËRI