Udhëheqësja e re e Nepalit zotohet se do të plotësojë kërkesat e protestuesve

Udhëheqësja e re e Nepalit zotohet se do të plotësojë kërkesat e protestuesve

Udhëheqësja e re e Nepalit, Sushila Karki, mban një minutë heshtje për personat e vrarë gjatë trazirave. Katmandu, 14 shtator 2025. Udhëheqësja e re e Nepalit u zotua se do të plotësojë kërkesat e protestuesve për “t’i dhënë fund korrupsionit”, teksa ajo nisi mandatin si kryeministre në detyrë, pasi protestuesit e rinj e rrëzuan nga pushteti paraardhësin e saj. Sushila Karki, 73-vjeçare, ish-shefe e drejtësisë, është ngarkuar me detyrën për të rivendosur rendin dhe për t’iu përgjigjur kërkesave të protestuesve për një të ardhme pa korrupsion, përpara zgjedhjeve që do të mbahen pas gjashtë muajsh. Protestat nisën të hënën, të nxitura nga një ndalim i rrjeteve sociale, dhe u përshkallëzuan shpejt, me Parlamentin dhe ndërtesat kryesore qeveritare që u dogjën, ndërsa protestat u rritën edhe...