Sulme izraelite në Gaza, 32 të vrarë, mes tyre 12 fëmijë

Sulme izraelite në Gaza, 32 të vrarë, mes tyre 12 fëmijë

Një breshëri sulmesh ajrore ka lënë të vrarë të paktën 32 persona në Qytetin e Gazës, raportoi stafi mjekësor më 14 shtator. Në mesin e viktimave ishin edhe 12 fëmijë, sipas spitalit Shifa, ku u dërguan trupat e viktimave. Një nga sulmet ajrore, që u kryen gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, goditi një shtëpi në lagjen Sheik Radvan, duke vrarë një familje 10-anëtarëshe, përfshirë një nënë me tre fëmijët e saj, thanë zyrtarët shëndetësorë. Asociacioni palestinez i Futbollit tha se lojtari i klubit Al-Helal, Mohammed Ramez Sultan u vra gjatë sulmeve së bashku me 14-anëtarë të familjes së tij. Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar për këto sulme. Ditëve të fundit, Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore në mbarë Qytetin e Gazës,...