Pesë punë të marketingut që IA nuk do t’i zëvendësojë në 2025

Pesë punë të marketingut që IA nuk do t’i zëvendësojë në 2025

Inteligjenca artificiale (IA) po transformon marketingun me shpejtësi marramendëse, nga mjetet gjeneruese që hartojnë fushata të plota reklamash, te chatbot-ët që menaxhojnë kërkesat e klientëve. Kjo ka shtuar pasiguritë për të ardhmen e roleve njerëzore.Një studim i Stanford-it tregoi se IA po redukton mundësitë e punës në disa sektorë, veçanërisht për punëtorët e rinj.Megjithatë, ndërsa detyrat rutinë po automatizohen, disa role të marketingut mbeten thelbësore dhe po fitojnë më shumë vlerë kur kombinohen me teknologjinë. Ja cilat janë pesë prej tyre.1. Specialistët SEOKërkimi mbetet shtylla kurrizore e marketingut dixhital. Bizneset garojnë për dukshmëri (visibility) dhe specialistët sigurojnë, që faqet të renditen aty ku ka më shumë rëndësi.SEO moderne shkon përtej fjalëve kyçe, duke përfshirë optimizimin teknik, kërkimin me zë dhe ndërtimin e autoritetit me lidhje cilësore....