Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Fier: Operacioni “XUEX” godet skemat piramidale online, 6 të arrestuar, 2 në kërkim
Në një konferencë të përbashkët për shtyp mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Fierit, u prezantuan rezultatet e operacionit policor të koduar “XUEX”, një aksion i gjerë kundër veprimtarive kriminale online të skemave piramidale. Të pranishme në konferencë ishin Drejtoresha e Hetimit të Krimit Kibernetik, Ervina Gjana, dhe Prokurorja Jonida Allushi, të cilat bënë publike detajet e hetimit dhe finalizimit të operacionit. Operacioni “XUEX” u zhvillua pas një hetimi disa mujor, i mbështetur në informacione të verifikuara dhe teknologji të avancuara të analizës së zinxhirit të bllokut (blockchain). Skema mashtruese funksiononte online, duke përdorur platforma të rreme investimi dhe kriptomonedha si USDT dhe TRON, për të joshur qytetarët me premtime për fitime të shpejta dhe të sigurta. Individët e përfshirë vepronin si agjentë rekrutues...