Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ura e Skurajt, jashtë funksionit prej vitesh, banorët të izoluar dhe të harruar
Ura e Skurajt, e degraduar totalisht, vijon të mbetet një shqetësim madhor për banorët e zonës. Kjo urë lidh disa fshatra të Njësisë Administrative Milot me rrugën nacionale Skuraj–Burrel. Sipas banorit të zonës, Frrok Doda, ura ka qenë dikur një lehtësim i madh për lëvizjen e banorëve, por sot është jashtë funksioni. “Për të shkuar tek varrezat e fshatit, që nga mungesa e urës duhet të udhëtojmë rreth dy orë, ndërsa po të ishte ura në funksion mjaftonin vetëm 20 minuta,” shprehet Doda. Banorët thonë se mungesa e urës ka bërë që shumë familje të largohen nga fshati. Ajo shërbente për pesë fshatra të zonës, përfshirë edhe Ferrin e Shkopetit. Dikur ura kishte shtresim druri, më pas u mbulua me llamarinë, por u dëmtua rëndë...