Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sekretari Rubio mbërrin në Izrael, do të takohet me Netanyahun
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, nisi vizitën e tij në Izrael më 14 shtator, pasi shprehu mbështetjen e fuqishme të administratës amerikane për Izraelin në luftën kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Vizita e kryediplomatit amerikan zhvillohet pasi presidenti amerikan, Donald Trump, qortoi Izraelin për sulmin e paprecedent në Doha të Katarit më herët gjatë javës, kur Izraeli shënjestroi udhëheqësit e Hamasit. Kjo ishte hera e parë që Izraeli kreu një sulm ndaj Katarit, aleatit të SHBA-së, sulm që ka rritur presionin ndaj përpjekjeve diplomatike për të arritur një armëpushim në Gazë. Para se të nisej për në Lindjen e Mesme, Rubio u tha gazetarëve të shtunën se përderisa Trump “nuk është i lumtur”...