Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zbulohen mesazhet drithëruese të ekzekutorit të Charlie Kirk, 22-vjeçari bënte shaka me miqtë ndërkohë që FBI përpiqej ta gjente
I riu që dyshohet se vrau aktivistin konservator Charlie Kirk bëri shaka se “sozia” e tij e kishte shkrepur armën, ndërsa diskutonte aktin e rëndë në një bisedë private në rrjetin social Discord vetëm disa orë pas ngjarjes. Tyler Robinson, 22 vjeç, ishte duke u tallur me kërkimin për personin e armatosur dhe hetimin e FBI- së, ndërsa bënte shaka për marrjen e parave si shpërblim përpara se t’i dorëzohej policisë, sipas mesazheve të siguruara nga The New York Times. Robinson është arrestuar dhe është identifikuar si i dyshuari kryesor në vrasjen e Kirk. Ai nuk tregoi shenja pendimi në bisedat e Discord të zbuluara nga një ish-shok klase i shkollës së mesme. Në fakt, Robinson dukej se kënaqej nga vëmendja, duke shkëmbyer ‘meme’ me...