Rubio vizitë në Izrael, takim me Natanyahun/ Do diskutohet mundësia e aneksimit të pjesshëm të Bregut Perëndimor

Rubio vizitë në Izrael, takim me Natanyahun/ Do diskutohet mundësia e aneksimit të pjesshëm të Bregut Perëndimor

Sekretari i Shtetit amerikan, Marco Rubio, ka mbërritur në Izrael. Sipas Departamentit të Shtetit amerikan, qëllimi i udhëtimit të Rubio është të sigurojë mbështetje të vazhdueshme për Izraelin, para njohjes së mundshme të një shteti palestinez nga disa shtete të tjera në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Më herët, Rubio ka deklaruar për gazetarët se ndonëse Presidenti Trump “nuk ishte i kënaqur” me sulmin, ky i fundit nuk do të ndikonte në natyrën e marrëdhënieve amerikano-izraelite. Ai shtoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli “do të duhet të diskutojnë” mbi ndikimin që ky sulm mund të ketë mbi përpjekjet për një armëpushim. Sulmi izraelit ndaj Dohas kishte si objektiv liderët e Hamasit, të cilët po diskutonin një propozim të ri armëpushimi të...