Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Rreziku që njerëzit marrin përsipër pas lënies së ilaçeve për humbje peshe brenda një viti
Miliona njerëz përdorin ilaçe për humbje peshe, por gjysma e pacientëve ndalojnë së marri ato brenda një viti, sipas një analize të re. Barnat popullore kundër obezitetit dhe diabetit, të tilla si Ozempic dhe Wegovy, janë pjesë e një klase barnash të njohura si agonistë të receptorit të peptidit-1 të ngjashëm me glukagonin (GLP-1), të cilët i ndihmojnë njerëzit të humbin peshë duke imituar një hormon që zvogëlon oreksin e tyre. Megjithatë, nëse njerëzit ndalojnë së marri ilaçet, ata shpesh e rifitojnë peshën e shtuar, duke nxitur debat publik nëse ato mund të kenë nevojë të merren për gjithë jetën. Për studimin e ri, studiuesit danezë analizuan të dhënat e më shumë se 77,000 njerëzve që morën ilaçe kundër obezitetit dhe nuk kishin diabet. Ata...