Gjendet eksploziv në një hotel në Durrës

Gjendet eksploziv në një hotel në Durrës

Një sasi lënde plasëse është gjetur sot në një hotel në Durrës. Mësohet se sasia e lëndës plasëse është konstatuar në një çantë të dyshimtë, pranë hyrjes së hotelit Pameba në lagjen nr 1 të Durrësit. Lënda shpërthyese, e dyshuar si tritol, ishte e lidhur me një celular dhe mendohet se ishte gati për t’u aktivizuar, pranë hotelin, për të cilin thuhet se ishte jashtë funksionit. Pas sinjalizimit, forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe duke evakuuar njerëzit përreth. Për neutralizimin e mjetit shpërthyes është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të njësisë antieksploziv, të cilët kanë bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar. Paraprakisht nuk ka të dyshuar se kush mund ta ketë vendosur eksplozivin, teksa policia po mbledh kamerat e sigurisë në...