Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Fëmija i qetë dhe nxënësi i shkëlqyer që përfundoi i arrestuar për vrasjen e Charlie Kirk, pse Tyler Robison ndryshoi kaq shumë
Lagjja e tij ishte e qetë dhe ai vinte nga një familje me reputacion të mirë, të cilët ndiqnin rregullisht kishën. Ai luante videolojëra, kishte nota të mira, ishte një fëmijë i dashur dhe gjithçka tregonte se do të kishte sukses në kolegj dhe më vonë në jetë. Nëna e tij shkroi gjithashtu për këtë në rrjetet sociale, ku postoi notat e mira të Tyler: ” Djali im është gjeni dhe shpresoj që të zgjedhë një shkollë në Utah dhe të qëndrojë këtu afër.” Ky ishte imazhi që të njohurit dhe fqinjët kishin për 22-vjeçarin Tyler Robinson, shkruan Washington Post, shumë prej të cilëve tani e kanë të vështirë të përballen me atë që ndodhi të mërkurën. Robinson u arrestua për vrasjen e aktivistit të...