Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Gjendet pa jetë në një taksi në Durrës një 57-vjeçare kineze
Një shtetase kineze është dërguar pa shenja jete mbrëmjen e sotme në spitalin e Durrësit. Burime nga spitali bëjnë me dije se 57-vjeçarja kineze është gjetur në një taksi, pranë “Urës së Dajlanit”. Grupi hetimor po vijon veprimet për këqyrjen e trupit të 57-vjeçares, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave.