Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gjendet pa shenja jete në një taksi në Durrës 57-vjeçarja kineze
Një 57-vjeçarja kineze është gjetur e pajete në një taksi në Durrës. Policia bën me dije se spitali Rajonal Durrës ka njoftuar se është dërguar pa shenja jete një shtetase 57-vjeçare me shtetësi kineze, e cila është gjetur në një taksi, pranë “Urës së Dajlanit”. Grupi hetimor po vijon veprimet për këqyrjen e trupit të 57-vjeçares, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave. Top Channel