Dhunohet gazetari i ‘Piranjave’, Edon Kuqi

Dhunohet gazetari i ‘Piranjave’, Edon Kuqi

TIRANË-Një incident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në stadiumin “Selman Stërmasi, ku gazetari investigativ i emisionit Piranja, Edon Kuqi është përballur me një akt dhune dhe kërcënime, teksa po kryente detyrën e tij. Konkretisht, gazetari Kuqi dhe operatori ndodheshin aty për të pyetur aksionerin kryesor të kompanisë Air Albania, Sinan Idrizi, lidhur me largimin nga puna të dy sanitareve të kompanisë, të cilave sipas denoncimeve nuk u ishin paguar as sigurimet shoqërore.  Idrizi reagoi në mënyrë të kundërligjshm, ndërsa në konflikt u përfshi edhe Presidenti i klubit të Tiranës, Refik Halili, i cili i mori me forcë telefonin gazetarit.  Në pamjet e publikuara shihet edhe momemti i përplasejes teksa gazetari nxirret jashtë nga një person në tavolinë, i cili i drejtohet duke i thënë se i...