Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Tritol pranë një hoteli në Durrës, policia bën shpërthim të kontrolluar
Policia ka kryer mbrëmjen e sotme një shpërthim të kontrolluar në qytetin e Durrësit, pasi në hyrjen e një hoteli në lagjen nr.1, pranë shkollës “Gjergj Kastrioti”, u gjet një çantë e dyshimtë që përmbante lëndë plasëse. Materiali shpërthyes u identifikua dhe u neutralizua nga forcat xheniere, duke shmangur rrezikun për qytetarët dhe turistët e shumtë që ndodheshin në zonë. Gjatë operacionit, policia rrethoi perimetrin dhe evakuuoi njerëzit përreth për të siguruar jetën e tyre. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar. Hetimet vijojnë për të zbuluar rrethanat dhe autorët e ngjarjes. Njoftimi: Në lagjen nr. 1, Durrës, në hyrje të një ndërtese (ish-hotel, jashtë funksionit), në një nga vazot e luleve është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse, dyshohet artizanale. Grupi hetimor, në bashkëpunim me...