Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos, policia po mbledh kamerat në zonë
Kronikë E Shtunë, 13 Shtator 2025 20:32 Një sasi lënde shpërthyese është gjetur pranë një hoteli në qytetin e Durrësit, në pronësi të ish-kreut të kësaj bashkie Vangjush Dako. Lënda shpërthyese, e dyshuar si tritol, ishte e lidhur me një celular dhe mendohet se ishte gati për t’u aktivizuar. Ende nuk ka të dyshuar se kush mund ta ketë vendosur eksplozivin në hotelin e Dakos, teksa policia po mbledh kamerat e sigurisë në zonë për të krijuar një identikit të autorit.