Protestat masive kundër korrupsionit! Mblidhen partitë kryesore në Nepal

Protestat masive kundër korrupsionit! Mblidhen partitë kryesore në Nepal

Tetë partitë kryesore politike në Nepal kanë kërkuar që presidenti Ram Chandra Poudel të rikthejë parlamentin e shpërbërë. Parlamenti u shpërbë të premten me rekomandim të kryeministres së përkohshme Sushila Karki, pas protestave të dhunshme kundër korrupsionit. Gjatë protestave u vranë mbi 50 persona, ndërsa u dogjën godina shtetërore në Kathmandu. Lëvizja e udhëhequr nga të rinjtë e “Gen Z” kishte kërkesë kryesore shpërbërjen e parlamentit dhe zgjedhje të reja. Megjithatë, partitë thonë se kërkesat e protestuesve duhet të trajtohen nga një institucion i zgjedhur nga populli. Presidenti Poudel u bëri thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të ndihmojnë në mbajtjen e zgjedhjeve më 5 mars. Sushila Karki, ish-kryetare e Gjykatës së Lartë, është gruaja e parë që udhëheq qeverinë në Nepal. Ajo ka mbështetjen...