Kina gati të inaugurojë urën më të lartë në botë, Huaijiang

Kina gati të inaugurojë urën më të lartë në botë, Huaijiang

Kina pritet të inaugurojë këtë muaj urën Huaijiang, një prej arritjeve më të mëdha inxhinierike në botë, e cila vendos një rekord të ri si ura më e lartë në glob. E ndodhur në provincën Guizhou, ura shtrihet në një lartësi marramendëse prej 624 metrash mbi tokë, pothuajse dyfishi i Kullës Eiffel. Ky projekt gjigant tejkalon rekordin e mëparshëm të vendit, të mbajtur nga ura Beipanjiang me një lartësi prej 565 metrash. Ura Huaijiang, e gjatë 2.892 metra, përshkon një gryke të thellë që vendasit e njohin si “çarja e tokës”. Ndërtimi i urës nisi në vitin 2022 dhe është konsideruar një ndër projektet më të rëndësishme infrastrukturore për rajonin. Ajo pritet të shkurtojë në mënyrë drastike kohën e udhëtimit përgjatë lumit Beipan, mes krahinave...