Xhixho: Kemi humbur mbi 112 mijë nxënës në 10 vite

Xhixho: Kemi humbur mbi 112 mijë nxënës në 10 vite

Kronikë E Shtunë, 13 Shtator 2025 20:07 Zv. presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho flet për gjendjen e arsimit në vend. Sipas saj shpopullimi po ndikon rëndë, duke sjellë humbje të mëdha të nxënësve dhe mbyllje të shkollave. Situata përkeqësohet edhe nga mungesa e infrastrukturës dhe kushtet e vështira në shumë institucione arsimore. Postimi i Erisa Xhixhos: Viti i ri shkollor nis kete jave me 17 mijë nxënës më pak, 22 shkolla të mbyllura, shkolla dy turne në Tiranë, libra me kosto per prinderit pasi ato falas jane te paperdorshem, mësues me rrogat me ulëta rajon dhe shkolla pa siguri. Shpopullimi është dramatik, kemi humbur në 10 vite mbi 112 000 nxënës. Fëmijët e Astirit, një zonë me 70 mijë banorë, nuk ka ende shkollë...