Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Makinat e braktisura në rrugët e Tiranës do konfiskohen, shefja e Policisë Bashkiake: Keni 30 ditë kohë, përndryshe humbisni pronësinë
Policia Bashkiake në Tiranë ka nisur një aksion për të konfiskuar makinat e braktisura në rrugët e kryeqytetit. Përmes një marrëveshje mes Policisë Bashkiake dhe Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, automjetet e braktisura do të konfiskohen, ndërsa pronarët e tyre, kanë 30 ditë kohë nga momenti i njoftimit për të lëvizur makinat. Shefja e Policisë Bashkiake, Elona Lalaj, ka deklaruar për mediat se nëse pronarët e mjeteve nuk reagojnë, makinat do të sekuestrohen në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar mes palëve. “Duhet të bëhet një praktikë e plotë. Duke qenë se hapi i parë ishte njoftimi i drejtuesve do t’u lihet një afat 30 ditor, pra afati për lëvizjen e këtij mjeti është një mujor. Pas këtij afati, njëkohësisht ne si polici bashkiake...